Rrezik tektonik/ Paralajmërohet tërmet i fuqishëm

1075
Sigal

Turqia është një vendet me aktivitet të madh sizmik dhe që rrezikohet nga tërmetet. Tashmë shkencëtarët janë të shqetësuar se një tërmet i fortë mund të godasë Stambollin. Një studim gjerman që ka zgjatur 2 vite e 5 muaj ka zbuluar se akumulimi i forcave tektonike mund të shkaktojë një tërmet me magnitudë 7.1 dhe 7.4 në jug të Stambollit.

Kështu është shprehur gjeofizikanti gjerman Dietrich Lange. Ekipi i studiuesve ka bërë matje të detajuara në fund të detit Marmara, që është dhe kufiri i Euroazisë. Në ndihmë të studiuesve gjermanë ishin edhe kolegë të tyre francezë e turq. Dhjetë instrumente matëse u instaluan në shtratin e detit Marmara në një thellësi 800 metra, duke bërë më shumë se 650 mijë matje në distancë.

“Matjet tona tregojnë se zona e dëmtimit në detin Marmama është e mbyllur, kështu që rritet presioni tektonik. Kjo është prova e parë e akumulimit tektonik në jug të Stambollit. Nëse ky tension i akumuluar lëshohet gjatë një tërmeti, kjo korrenspondon me një tërmet të madhësisë 7.1 deri në 7.4”, shtoi Profesori Heidrun Kopp.

Nëse ndodh kjo, do të kishte pasoja serioze për Stambollin, siç ishte tërmeti i vitit 1999 që shkaktoi më shumë se 17 mijë viktima.