Rreth 50 migrantë të vdekur në ujërat e Libisë

433
Rreth 50 njerëz janë gjetur të vdekur në një anije me migrantë, që është nisur nga Libia. Roja detare e Italisë ka thënë se 440 njerëz janë shpëtuar të gjallë. Operacioni i shpëtimit është kryer nga një anije suedeze, që punon për agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex. Dhjetëra mijëra njerëz, shumica nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë marrë udhëtime nëpër det, me shpresë për të arritur Evropën. Mbi 2,300 migrantë besohet se kanë vdekur këtë vit gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun.
Sigal