Rrëmbyesi i vrarë nga policia kishte kryer akt terrorist

545
Policia e Australisë ka njoftuar se rrëmbimin nga ana e një personi të armatosur në qytetin Melburn, po e trajton si “akt terrorist”, pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë.

Gjatë të shtënave, policia e vrau një person për të cilin tha se dje e mbante peng një femër brenda një ndërtese banimi në Melburn.

Policia e shpëtoi femrën e cila ishte zënë peng, pas një situate të tensionuar, që zgjati për më tepër se një orë në lagjen Brighton.

Gjatë të shtënave janë plagosur tre policë.

Pos personit që e kishte kryer rrëmbimin, kishte vdekur edhe një njeri tjetër nga plagët e pësuara, ka njoftuar policia.

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, Amaq, ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë për shkak të pjesëmarrjes së Australisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit militant në Irak dhe Siri.
Sigal