Rrëmbeu infermieren dhe e përdhunoi për një natë, ky është “fati” që e pret maniakun shqiptar (Emri)

517
Një dënim me 10 vjet e 8 muaj burg, 3500 euro gjobë dhe revokim të pezullimit të kushtëzuar të dënimit të mëparshëm të dënimit për një rast tjetër të dhunës seksuale në vitin 2012.
Ky është dënimi i kërkuar nga prokurori Guido Cocco për shqiptarin Enriges Kavalli, përdhunuesin serial aktualisht të burgosur në burgun e Teramos. I riu ka dalë mëngjesin e djeshëm para gjykatëses në Avezzano, Francesca Proietti, për gjykimin e shkurtuar që parashikon proces më të shkurtër dhe shkurtim të dënimit me 1/3.

Seanca e radhës është përcaktuar për në muajin tetor, atëherë kur do të jepet edhe vendimi për dënimin e shqiptarit.

20-vjeçari me origjinë shqiptare qëndronte në një institucion dënimi në Avezzano, ku ndodhej në kushte sigurie. Më 24 tetor, një vit më parë, me një thikë në dorë ai kishte kërcënuar dy infermiere, kishte rrëmbyer njërën dhe e kishte përdhunuar gjatë gjithë natës.

Këshilltari i Prokurorit më pas vërtetoi se i riu ishte i aftë mendërisht dhe se mund të merrte pjesë në proces. Konsulenti gjithashtu kishte ekspertizën e nevojshme për të provuar që shqiptari përbënte rrezik social.

20-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, veçanërisht për një vjedhje të rëndë me përdorim armësh, dhunë seksuale të rënduar nga rrëmbimi natën, lëndime të rënda nga përdorimi i thikës; për përdorimin e torturës dhe veprimin me mizori, rrëmbim personi në kushte të rënda pasi kishte lidhur një nga infermieret dhe transportuar me makinë në një vend të izoluar infermieren tjetër dhe armëmbajtje pa leje.

Përveç kësaj, shqiptari rezulton i dënuar në vitin 2012 për dhunë seksuale nga gjykata për fëmijët e L’Aquilas.

Pas kësaj kishte përfunduar në një institucion dënimi ku ndodhej nën mbikëqyrje. Aty më pas ka përdhunuar një infermiere në brendësi të një furgoni, duke tentuar edhe ta mbysë që ajo të mos bërtiste.

Në një episod të dytë, shqiptari kishte sulmuar të njëjtën grua dhe u akuzua edhe për rezistencë nga punonjësve të policisë të cilët kishin ndërhyrë. Në pritje të Apelit, kishte pasur pezullim të dënimit.
Sigal