Rrëmbehet nga katër persona biznesmeni i njohur, familjarët japin alarmin

466
Sigal

Policia e Pireut në Greqi është vënë në alarm pas denoncimit të familjes së një biznesmeni të njohur, i cili ëhstë rrëmbyer nga persona të paidentifikuar jashtë banesës së tij.

Sipas raportimve të mediave greke bëhet fjalë për biznesmenin N. M., emër shumë i fuqishëm ndër biznesmenët në këtë vend, me ekskluzivitet në markat e pijeve që sjellë nga jashtë, por edhe si furnizues i anijeve.

Ai eshte gjithashtu edhe president i një klubi në Pire. Autoritetet e policisë po shqyrtojnë të gjitha mundësitë e rrembimit, qe nga biznesi tek konfliktet qe mund te kete pasur.

Sipas deshmive, ai është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volksëagen’.