Rreh brutalisht të dashurën 27-vjeçare, gjykata e dënon me 82 euro gjobë

532
Sigal

Një 27-vjeçare në Angli është shumë e pakënaqur me dënimin që gjykata i ka dhënë ish të dashurit të saj i cili e ka rrahur brutalisht.

Ata fillimisht kishin qenë shokë që në moshën 13-vjeçarë, por ishin takuar rastësisht kur kishin shkuar të shihnin një ndeshje futbolli sezonin e kaluar. Që nga ajo kohë ata kishin vazhduar një marrëdhënie sentimentale mes tyre.

Kohët e fundit, çfiti me emrat Louise Reed dhe Robert Jenney, kishin patur mosmarrëveshje mes tyre. 30-vjeçari sipas raportimeve kishte ushtruar dy herë dhunë ndaj të dashurës.

Herën e fundit, siç tregon Louise, për t’i shpëtuar grushteve ishte detyruar të arratisej nga dritarja e kuzhinës. Më pas, për të vërtetuar dhunën dhe për të shpresuar në një dënim të rëndë për Jenney, ajo ka postuar foton ku dukej e gjakosur në “facebook”.

Gjithsesi Gjykata e Magjistraturës së Teesside e dënoi Jenney me 12 muaj qëndrimi larg vajzës, plus 75 euro dëmshpërblim për procesin gjyqësor, të paguar fillimisht nga Louise.

Për këtë vendim 27-vjeçarja është shprehur: “Dënimi është i neveritshëm, ai duhej të ishte në burg pasi mund të më vriste. Unë vuaj nga ankthet dhe e kam të vështirë për të fjetur. Kam nevojë të largohem nga shtëpia dhe të filloj një jetë të re me vajzën time.

Unë po vuaj nga depresioni, por ai është i lirë të vazhdojë jetën e tij.”