Rregulla të reja për ushtrinë, Trump skualifikon transgjinorët nga shërbimi ushtarak

655
Në një direktivë të rishikuar, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se trupat transgjinore janë një rrezik i konsiderueshëm për efikasitetin ushtarak. Por përpjekja e tij më e fundit për të ndaluar pjesëmarrjen e transgjinorëve në ushtri, është konsideruar “e neveritshme”.
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një memorandum të ri që i ndalon shumicës së personave transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se të skualifikuar nga shërbimi ushtarak do të jenë ata persona të cilët kanë nevojë për trajtime mjekësore ose kanë vështirësi të përcaktimit të identitetit gjinor. Sipas këtij memorandumi, trupat transgjinorë “paraqesin rreziqe të shumta për efektivitetin dhe imazhin ushtarak”.
Ndalimi nuk është i plotë, ashtu siç Trump kishte premtuar të bënte vitin e kaluar, duke hedhur poshtë politikën e administratës Obama për pranimin e personelit ushtarak transgjinor. Mbetet ende për t’u parë nëse do të ketë një implementim të plotë të këtij memorandumi.
Kjo lëvizje e fundit e presidentit është pritur jo mirë nga grupet e të drejtave të komunitetit LGBTI, të cilët e kanë quajtur si diskriminues, jo-kushtetues dhe dhe të neveritshëm memorandumin për ndalimin e trupave transgjinorë.
Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders deklaroi se kjo lëvizje i lejon ushtrisë të zbatojë standarde të shëndetshme fizike dhe mendore të njëjta për të gjithë individët që duan t’i bashkohen forcës ushtarake.
Sigal