Rregulla të reja për emigrantët që duan të martohen në Britani

506
Gjykata e lartë në Britani ka vendosur rregulla të reja për lidhjen në martesë midis shtetasve britanikë dhe emigrantëve. Çështja u soll në gjykatë nga dy gra britanike, bashkëshortët e të cilave nga Jemeni dhe Pakistani, donin të vinin në Britani për të qenë me familjet e tyre.
Por këta të fundit duhet të mësojnë më së miri gjuhën angleze dhe t’i nënshtrohen një testi. Gratë ishin në kundërshtim, pasi kjo i privonte nga të pasurit një jetë normale familjare. Por gjykatësit nuk ishin dakord. Ata thanë se meshkujt duhet të mësojnë gjuhën angleze dhe të kenë aftësi kompjuterike për t’u bërë më vonë edhe shtetas britanik. Kështu, Gjykata e Lartë “theu” nenin 8 të Konventës Europiane Për Të Drejtat e Njeriut për të pasur një jetë private familjare.
Sigal