Rrëfimi tronditës i 30-vjeçares nga Pakistani: Burri më përdhunonte

446
Sajida me origjinë nga Pakistani, por që jeton në Mançester, u detyrua të martohet me kushëririn e saj kur ishte vetëm 16 vjeç. Tani, 30 vjeç dhe ka katër vajza ndërsa rrëfen se ishte përdhunuar dhe abuzuar nga burri i saj që nuk i dha një djalë. Ajo rrëfen se burri i saj u kishte ndaluar vajzave të dilnin të loznin në oborr, madje ato nuk lejoheshin as të qeshnin, shkruan Daily Mail.
“Në moshën 17 vjeç mbeta shtatzanë, por sapo burri e kuptoi se fëmija ishtë vajzë, ka filluar të më abuzojë,” rrëfehet ajo. Nuk kemi guxuar të ‘marrim frymë’ kur ai ishte atypari. Vajzat nuk guxonin të qeshnin. Unë nuk guxoja të dilja jashtë shtëpisë. Kamë qenë e izoluar, por kam mbijetuar për shkak të vajzave,” shton ajo.
Sajida tha se ajo ishte vetëm dhjetë vjeç kur ajo dëgjoi zëra se ajo do të martohej. “Kushërinjët filluan të flisnin për mua, por mendoja se vetëm po talleshin. Burri im ishte kushëri i familjes sime dhe ka jetuar në Pakistan, prej nga është edhe familja ime.” Në lidhje me martësën ajo rrëfen se nuk është pyetur në lidhje me asgjë, as mbi veshjet, këpucët. “Çdo gjë u zgjodh për mua, “tha ajo. Ditën e martesës e quan si dita më e keqe në jetën e saj dhe rrëfen se në ditën e martesës ajo është takuar për herë të parë me burrin e saj. Madje, ajo nuk dinte asgjë për marrëdhëniet seksuale. Ajo kaloi tre muaj në Pakistan, ku vazhdimisht është përdhunuar nga burri i saj.
Sigal