Rrëfehet i burgosuri: Ja si jetohet në Shtetin Islamik

411
Një grup i terroristëve të ISIS që është kapur rob ka rrëfyer brendinë e jetës së regjimit, përfshi përdhunimet, vrasjet dhe rrugët e mbushura me trupa të vdekur. Duke folur për një gazetar italian pranë Kirkuk në Kurdistanin irakian, tre xhihadistë, përfshi një djalosh 15 vjeçar, u rrëfyen për misionin e tyre.
Dhe njëri prej tyre bëri një paralajmërim drithërues për Europën, duke këmbëngulur se ISIS do të mbërrijë në konetinent, do t’i veshë gratë me ferexhe dhe do të ndëshkojë këdo që pi alkol. I burgosuri Muhenet, 30 vjeç, nga Iraku rrëfeu se iu bashkua ISIS vullnetarisht për 300 dollarë në muaj, më shumë se sa merrte duke punuar si murator. “Më kapën në zonën e Sulltan ‘Abdullah,” tha ai për reporterin Marco Maisano dhe kameramanin Giacomo Betti gjatë një interviste për emisionin italian Le Lene, që transmetohet sot. “Ishim katër veta kur papritmas një avion nisi të na bombardonte. “Të tjerët u hodhën në ujë por unë s’di të notoj kështu që qëndrova ku isha dhe ushtarët më kapën.
“Filozofia e ISIS është Xhihadi. Të vriten të gjithë armiqtë si Shiitët. “Të Krishterët duhet të konvertohen në Islam ndryshe duhet të paguajnë një taksë banimi për të qëndruar në Shtetin Islamik, përndryshe do të vriten”. Kur u pyet se çfarë i bën ISIS atyre që nuk binden, përfshi homoseksualët, i burgosuri u përgjigj: “Vriten. Goditen për vdekje me gurë sikurse thotë Kurani. “Kurani e urdhëron vrasjen e homoseksualëve.” Më pas ai u pyet se çfarë iu ndodh vajzave yazide. “Yazidet u kapën rob dhe ato që nuk u konvertuan në Islam u përdhunuan”, tha ai. “Secili prej nesh mund të merrte një prej tyre. Një grua kushton afërsisht 800 dollarë. Sidoqoftë çdo grua ka çmimin e saj në varësi të bukurisë”.
Sigal