Rrëfehet Anita Haradinaj: Ç’më tha Ramushi në telefon pas lirimit me kusht

608
Sigal

Bashkëshortja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në InfoBox të RTV Dukagjinit bisedën e parë telefonike që ka pasur me me bashkëshortin, pas lirimit të tij me kusht në Francë.

‘Nuk e kujtoj saktësisht tani, por ia hodhëm, a pshtum, diçka e tillë ka qenë’¬ thotë ajo.
Anita Haradinaj beson se shumë shpejt Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë, ndërsa kërkon që shteti i Kosovës të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.
Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marrë hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.
Anita e ka komentuar lirimin e bashkëshortit edhe përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në
Facebook, duke ironizuar mos reagimin e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa.
“Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan mesiguri s’kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!! Ramush, duart t’i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kane mujt as atehere e as tash e as neser!!!!”