Rrëfehen gazetarët: Ja si e zbuluam “Panama Papers”

524
Këto kompani të fshehura i mundësojnë pronarëve të tyre që të mbulojnë biznesin e tyre, pa marrë parasysh se sa e dyshimtë është veprimtaria e biznesit. Në muajt që pasuan, numri i dokumenteve vazhdoi të rritet shumë më shpejt se sa krahasuar me numrin informacioneve që erdhën në fillim. Süddeutsche Zeitung mori rreth 2.6 terabyte të të dhënave, duke e bërë kështu rrjedhën më të madhe në historinë e gazetarisë.
Burimi që ka dhënë këto të dhëna nuk ka dashur asgjë në këmbim, as kompensim financiar, vetëm se disa masa sigurie. Gazetarët që kanë punuar në këtë projekt tregojnë procesin e fillimit e deri tek publikimi i artikujve.
Süddeutsche Zeitung ka bërë një video në të cilën dy gazetarët e “Njësisë së Hulumtimit” në Süddeutsche Zeitung – Bastian Obermayer dhe Frederik Obermaier – si dhe drejtori i Konsortiumit për Gazetari Hulumtuese, Gerard Ryle, shihen duke shpalosur detaje të punës më shumë se një vjeçare deri tek publikimi i skorieve në mediet më me ndikim në botë.
Fillimi i vitit 2015
“Unë nuk e kam parë asnjëherë personin që ka dhënë dosjet. Ne jemi marrë vesh përmes bisedave të koduara. Unë shumë hapur e kam pyetur atë pse po e bënë këtë dhe ai ka thënë se ata që po e bëjnë një gjë të tillë duhet të ndalojnë”, thotë Bastian Obermayer, gazetar që ka punuar në hulumtimin e të dhënave.
Ai ka treguar se pas kësaj, ata kanë filluar bashkëpunimin me Konsortiumin për Gazetari Hulumtuese si dhe kanë biseduar me gazetarët e mediumeve të rëndësishme si The Guardian, Le Monde e BBC. “Të gjithë do të jenë të përfshirë”, ka thënë ai në fillim të vitit 2015.
Obermayer kishte parashikuar se hulumtimi do të marrë kohë së paku një vit për tu realizuar. “Por, ne jemi shumë të motivuar për të filluar, sepse është e rrallë të kesh material kaq të mirë”. Ai ka treguar se atë kohë u planifikua një takim në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të parë se si do të vazhdohet me projektin.
“Ne me siguri se do të caktojmë ekipe që do të fokusohen për vende si Rusia apo Islanda,” ka thënë ai në fillim të vitit të kaluar. Po atë kohë, drejtori i Konsortiumit për Gazetari Hulumtuese, Gerard Ryle, kishte thënë se sipas vështrimeve të para, “duket se ky projekt do të jetë shumë më premtues se sa disa prej projekteve të tjera që i kemi bërë në të kaluarën, e që kanë dal të jenë hulumtime të mëdha”.
Sigal