Rouhani takon Papën: Lutu për mua! Ati i Shenjt: Irani, rol kyç për paqen

612
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka zhvilluar një vizitë në Vatikan, vizitë kjo e rrallë për një drejtues të lartë të kësaj republike islamike. Presidenti Rouhani gjatë takimit me Papa Francskun i ka kërkuar atij që të lutet për të. “Jam shumë i lumtur që po vizitoj Vatikanin dhe i uroj punë të mbarë”, ka deklaruar presidenti iranian gjatë takimit me Papa Franceskun. Gjatë takimit presidenti Rohani i ka dhuruar Papës një tapet të punuar, i gjithi me dorë në një prej qyteteve iraniane. Papa Francesku nga e tij ka falënderuar presidentin Iranin për vizitën dhe ka shprehur dëshirën për paqe. Papa ka thënë se Irani ka një rol thelbësor për paqen. Ndërkohë në rrjetin social Tëitter, Rohani ka njoftuar se kryeministri italian, Mateo Renzi planifikon të vizitojë Teheranin gjatë muajve të ardhshëm.
Sigal