Ronaldo në Shtrat? Ish e dashura e tij shokon mediat botërore: E zinte gjumi pa…

798
Sigal

Padyshim Ronaldo është një ndër futbollistët më të suksesshëm dhe më të pasur në botë. Padyshim të jesh një ndër futbollistët më të komentuar nuk është aspak e lehtë pasi shpesh herë bie preh e thashethemeve.

Ronaldo shpesh herë është komentuar për lidhjet e tij. Këtë herë vëmendjen e ka marrë Nereida Gallardo, seks bomba që mori famë të madhe nga lidhja me Ronaldon.

Në një intervistë për “Vanity Fair” ajo ka treguar se pasi kryente marrëdhënie seksuale me portugezin, atë e zinte gjumi.

“Nuk i pëlqente të përdorte prezervativë, ndaj nuk besoj se djali i tij i parë është lindur nga një nënë mbartëse. Në shtrat e konsideronte veten Zot, por pasi e bënte një herë e zinte gjumi”, është shprehur Gallardo.

Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar ndër vite se futbollisti është gej, modelja u përgjigj: “Kur ishte i lidhur me mua jo, por nuk mund ta them me siguri të plotë”.

84404-640-0-5a93135d7c5f5.jpg84407-640-0-5a93135d7ce8e.jpg84402-640-0-5a93135d7a700.jpg