Romë, sipërmarrësit francezë dhe italianë kërkojnë më shumë Evropë

722
Sipërmarrësit francezë dhe italianë nënshkruan sot në Romë një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë më shumë Evropë, më shumë integrim në eurozonë dhe veprim të përbashkët në planin fiskal.
“Të gjithë, duam të ritheksojmë se e ardhmja jonë, është më shumë se kurrë Evropa. Një Union më i fortë me një eurozonë të integruar”, shrkuan MEDEF-i (federata më e madhe e sipërmarrjeve në Francë) dhe “Confindustria” (konfederata e sipërmarrjeve në Itali).
Përfaqësuesit e këtyre dy organizatave sipërmarrësish, të federatave bankare dhe të shoqërive të sigurimeve të këtyre dy vendeve, u mblodhën në Romë për forimin e parë ekonomik vjetor të sipërmarrjve franko-italiane. Franca është partneri i dytë tregtar i Italisë dhe anasjellas.
Sigal