Roja i plazhit shpëton princin e Danimarkës, shpallet hero

495
Një roje plazhi në Australi është shpallur hero në mediat ndërkombëtare, pasi ka shpëtuar princin 10-vjeçar të Danimarkës, Christian. Princi është rrëmbyer nga dallgët, teksa notonte në një plazh në “Mermaid Beach” të Queensland. Pa e ditur se po shpëtonte trashëgimtarin e fronit danez, roja e plazhit Nick Malcolm ka nxituar në momentin që pa se djali ishte në rrezik, duke e nxjerrë atë shëndoshë e mirë nga uji. Mbreti i Danimarkës e falënderoi rojen e plazhit, i cili u shpall hero dhe në mediat ndërkombëtare, ku u fol shumë për aktin e tij.
Sigal