Robertson: “Gazi lotsjellës nuk i kontribuon Kosovës, luftoni korrupsionin”

472
Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson gjatë një ligjërate në një kolegj deklaroi se nuk ka rrugë të mirë ose më të mirë për ta ndjekur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s. “Thjesht duhet të keni gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”.
Ndër të tjera, ai pohoi se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi ndërsa sipas tij janë qytetarët ata që do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë ose jo, shkruan k.kosova. Robertson ka folur edhe për FSK-në duke thënë se kanë kaluar 17 vite që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.
“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejtë do të keni një ushtri e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin” ka vazhduar më tej ai
Sigal