Robert Krickl krijon molekulën e kristaltë gjigande 3D

489
Si do të ngjante një kokërr kripe nëse do ta zmadhonim atë 1 miliardë herë? Përgjigjen e jep një shkencëtar austriak, i cili vendosi njëkohësisht një rekord të ri botëror, duke ndërtuar modelin më të madh 3D të një molekule kristal, më e madhja e ndërtuar ndonjëherë. Vepra e tij është vendosur në hyrje të bashkisë së qytetit të Vienës ndërsa vetë shkencëtari Robert Krickl nga Austria ishte krenar teksa prezantonte veprën e tij.

Ai shpjegon se ka përdorur 38.880 topa dhe i ka lidhur me ngjitëse. Më pas i ka vendosur pranë njëra-tjetrës, për më shumë se 10 km. Ajo tregon se si duken materialet e prodkutet që ne përdorim në jetën tonë të përditshme, nëse i zmadhon miliarda herë. Ajo është shumë estetike, nga cfarëdolloj ane ta shohësh. Kjo është një shkencë komunikimi sepse kristalet janë shumë të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, tha vetë artisti Robert Krickl.
Sigal