Robert De Niro refuzon foton me Schwarzenegger: Nuk dua të kem të bëj me njerëz që mbështesin Donald Trump

510
Sigal

Për shumë analistë, gara presidenciale mes
Donald Trump dhe Hillary Clinton ka përçarë si kurrë më parë amerikanët dhe
këtë e ilustron më së miri edhe një shembull nga yjet e Hollywood-it.




Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold
Schwarzenegger gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar ditën e enjte.




“Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që
mbështesin Donald Trump”, është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë,
sipas revistës Variety.




Që të dy aktorët ishin të ftuar në një takim të
organizuar nga “Miqtë e Izraelit” në Beverly Hills dhe para se të shkrepej
fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht “Terminatorin” nëse do të
votonte për Trump.




Revista Variety thotë se përgjigjia “Jo” e zbehtë
e ish-guvernatorit republikan të Kalifornisë nuk e ka bindur Robert De Niron,
që e ka braktisur foton në momentin e fundit të shkrepjes. Megjithatë, disa
foto mes dy aktorëve u shkrepën para se të ndodhte gjithë ky “debat”.




Gjithsesi, duket se De Niro nuk ka qenë në dijeni
të një deklaratë të 8 tetorit të Arnold Schwarzenegger, i cili përmes Twitterit
deklaronte se për herë të parë që nga viti 1983, kur mori nënshtetësinë
amerikane, nuk do të votojë për republikanët.




“Si shumë amerikanë, si shumë republikanë, këto
zgjedhje më kanë turbulluar edhe mua. Për herë të parë unë nuk do të votoj një
kandidat republikan për president dhe as që ja kam idenë se kë do të votoj
muajin tjetër”, shkruante një muaj më parë “Terminatori”