Rita Ora zemërthyer për vdekjen e Aviciit: Jam pa fjalë

605
DJ i njohur me famë ndërkombëtare, Avicii, është ndarë nga jeta krejt papritur gjatë ditës së sotme.
Ai u gjet i vdekur pa shenja jete në një lokal, teksa shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditur.
I have no words. I remember how amazing it was to make Lonely Together and it felt like just yesterday we were talking. Condolences to Avicii’s family, friends, and the fans who supported him. May he rest in peace. Gone too soon. I’m devastated. Heartbroken.
— Rita Ora (@RitaOra) April” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/RitaOra/st… 20, 2018
Avicii ishte një DJ i njohur në mbarë botën dhe kishte realizuar bashkëpunim me emra të njohur të tregut ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është një ndër emrat me të cilin ai kishte bashkëpunuar në vitin 2017, ku së bashku kishin publikuar këngën “Lonely together”.
Kjo e fundit, duket të ketë ngelur e shokuar pas pranimit të lajmit se një nga kolegët e saj më të mirë është ndarë nga jeta.
Ajo ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për të publikuar një status në nderim të tij, ndërsa u ka shprehur ngushëllime fansave dhe familjarëve.
“Nuk kam fjale. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Zemërthyer”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.
Sigal