Risia e Google Maps. Përdoruesit do të njoftohen në momentin që arrijnë në stacion

482
Nëse ndonjëherë dremisni në transportin publik pas një dite të gjatë pune dhe keni humbur stacionin ku duhet të zbrisni, tashme s’do ndodh më.
Risia e ardhshme e Google Maps është ajo që iu duhet.
Firma ka vendosur të lançoj një veçori të re që do ti njoftojë përdoruesit kur të arrijnë në stacionin e tyre.
TechCrunch njofton se kjo risi do jetë shumë e dobishme dhe për personat që udhëtojnë në zona të panjohur, e në këtë mënyrë ata s’do humbasin më kohë duke kërkuar rrugën e duhur.
Por jo vetëm kaq TechCrunch deklaron se google map do ju njoftojë dhe për stacionin më të afërt të autobusit.
Kompania google map po bënë ndryshime gjigante me aplikacionin e saj, vetëm një muaj më parë ajo lançoi një tjetër risi.
Objektet e ndryshme në hartë do të identifikohen me disa ikona.
Për shembull, nëse po kërkoni një dyqan kafeje në një lagje të re, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli .
Sigal