Rinovimi i lejeve të qendrimit më i shtrenjtë, Strasburgu “dënon” Italinë

441
Gjykata e të drejtave të njeriut në Strazburg ka dënuar sot Italinë duke hedhur poshtë ligjin italian i cili detyron qytetarët ekstrakomunitar të paguajnë shtrenjtë pajisjen e rinovimit të lejës së tyre të qëndrimit. Kjo shumë aktulalisht shkon nga 80-200 euro për person. Sipas gjykatësve europianë ky kontribut është shumë herë më i lartë nga normativat e përcaktuar nga Europa si dhe mund të krijoj pengesa në ushtrimin e të drejtave të njeriut.
Vendimi i Gjykatës Europiane ka ardhur pas denoncimit në të Gjykatës Administrative të rajonit të Lacios e cila nën kerkesën e organizatave sindikaliste ka kërkuar ekzaminimin e normativës italiane kundrejt legjislacionit europian.
Për çdo qytetar rezidentë në Itali kosto e rionvimit të kartës së identitetit shkon deri në 10 euro, ndërsa për rinovimin e dokumetave të qëndrimit, emigrantët i duhet t’i paguajnë shtetit italian nga 80 euro, e kjo shumë në raste mjaft të kufizuara, deri në 200 euro, që është shuma e zakonshme që paguan cdo emigrant.
Për Gjykatën Europiane kjo kosto ekonomike e impostuar nga shteti italin për emigrantët është minimumi tetë herë më e lartë se ajo që paguan normalisht një qytetar italian. Sipas saj kontributi ekonomik nuk duhet të jetë një pengesë për emigrantin për të rregulluar statusin e tij të qëndrimit në shtetin italian, por objektivi i shtetit duhet të jetë ndihma e integrimi sa më i mundshëm i emigrantit në vendin e qëndrimit.
Gjithashtu gjykata e Strazburgut ka denoncuar faktin se gjysma e kontributit ekonomik e përfituar nga pagesat e emigrantëve për pajisjen e rinovimin e lejes së qëndrimit përdoret për riatdhesimin e personave të parregulltë e jo sic deklaron qeveria italiane se përdoren në aktivitetin administrativ të procedurës së dhënies së lejeve të qëndrimit.
Ky është dënimi i dytë brënda pak orësh nga Gjykata e Straburgut ndaj Italisë. Gjatë ditës së djeshme ka ardhur vendimi i cili e ka dënuar me 30 mijë euro shtetin italian për mbajtjen në kushte jo humane të ngjashme me një burgim ndaj tre nënshtetasve tunizian që gjatë vitit 2011 në kohën e qeverisjes së Silvio Berluskonit janë mbajtur mbyllur fillimisht në një kamp në ishullin e Lampeduzës e më pas në një anije të parkuar në Portin e Palermos, pa asnjë mundësi dalje e në kushte larg çdo dinjitetit njerëzor.
Sigal