Rindërtohet fytyra e një adoleshenteje të para 9,000 vjetësh

451
Kjo fytyrë është dëshmi e një epoke të historisë së evolucionit njerëzor. Fytyra e një gruaje të re 18 vjeçare që ka jetuar në rajonin e Tesalias, në Greqinë aktuale 9 000 vjet më parë është rindërtuar falë një projekti arkeologjik duke u nisur nga skeleti që u gjet në shpellën e Theopatrës. Vajza u pagëzua me emrin Avgi që do të thotë agim në gjuhën greke sepse jetoi në një periudhë, në të cilën të parët tanë pas qindra mijëra vjetësh që jetonin si gjahtarë dhe mbledhës po fillonin të organizoheshin në mënyrë të qëndrueshme falë teknologjisë si dhe mirëqënies së ardhur nga revolucioni agrar. Rindërtimi kërkoi një ortodentist, endokrinolog, radiolog, patolog dhe një ortoped që zbuluan fytyrën e ndërtuar në Muzeun e Akropolit në Athinë. Analizat fillestare treguan se Avgi ishte 15 vjeç në momentin e vdekjes, por analizat e dhëmbëve e ngritën pak moshën. Shkencëtarët kryen skaner të kafkës që e stampuan në 3D dhe kanë realizuar disa analiza për të nxjerrë dendësinë e mishit në pika të ndryshme të fytyrës, ndërsa ngjyra e syve dhe e flokëve janë nxjerrë nga ato më të përhapurat të epokës në atë rajon. Sipas Oscar Nilsonit, arkeologu dhe skulptori suedez që realizoi modelin përfundimtar, Avgi ka një kafkë unike dhe jo shumë femërore. Duke ndërtuar shumë fytyra të burrave dhe grave në epokën e gurit mendoi se disa karakteristika janë zhdukur apo zbehur me kohën. Shkaqet e vdekjes së vajzës nuk janë bërë të ditura. Në vitin 2011 i njëjti grup kishte ndërtuar fytyrën e Myrtis, një vajzë athinase 11 vjeçare që ka jetuar në vitin 430 para krishtit që ndoshta kishte marrë pjesë në një tjetër kalim epokash, në ndërtimin e Partenonit.

Sigal