Rikthehet konflikti i vjetër Gjermani-Rusi

472
Pak kohë pas dërgimit të trupave amerikane në kufi me Rusinë, duket se edhe Gjermania ka vendosur të veprojë njësoj si një aleate e NATO-s.
Dërgimi i këtyre tankeve nga Gjermania vjen në kohën ku forcat polake po stërviten bashkë me ato amerikane për të shmangur një sulm të mundshëm nga ushtria ruse.
Gjermania është një nga vendet që ka rënë dakord për të siguruar trupa dhe armë për misionin e NATO-s, i cili përfshin vendosjen e katër batalioneve në Poloni dhe në tre shtetet baltike.
Ushtria gjemane ka deklaruar se po dërgon 200 mjete ushtarake, 30 tanke dhe 450 trupa. Dërgimi i këtyre trupave ka filluar nga dita e martë dhe do të vazhdojë deri në fund të shkurtit.
Sigal