Ricky Martin: “Jam martuar me të dashurin tim Jwan Yosef”

616
Ricky Martin është martuar. Pa surpriza, pa festë dhe pa bujë me të dashurinë tij, artistin sirian Jwan Yosef.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në prezantimin e serive televizive “Assassination of Gianni Versace” ku do të jetë protagonist, së bashku me aktoren Penelope Cruz. ‘Jam një bashkëshort tani, unë dhe i dashuri im kemi firmosur më në fund të gjitha dokumentet’, ka treguar ai.
Propozimi është bërë në gjunjë dhe me unaza: ’Të kam marrë diçka, dua ta kaloj jetën time me ty’, ka treguar Ricky për të fejuarin e tij i cili ka pranuar menjëherë.
Të dy janë njohur që në 2016 në Instagram dhe janë martuar disa ditë më parë:’Jwuan është një artist i shkëlqyer dhe mua më pëlqen arti. Kur pashë pikturat e tij u befasova. Unë pëlqej shumë atë që ai bën, sepse e bën me stil vërtetë origjinal’.
Sigal