Riad, 20 vende marrin pjesë në manovra ushtarake në veri të Arabisë Saudite

527
Forcat e armatosura të 20 vendeve pritet të zhvillojnë sot në veri të Arabisë Saudite manovrat më të rëndësishme të organizuara ndonjëherë në rajon, njoftoi qeveria e Riadit, që kryeson një koalicion antiterrorist të sapo krijuar. “I quajtur ‘Gjëmimi i Veriut’, ky ushtrimi implikon forca tokësore, ajrore dhe detare që përbën një sinjal të fortë mbi vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të ruajtur sigurinë në rajon”, shkruan agjencia zyrtare saudite SPA.
Fillimi dhe përfundimi i këtyre manovrave nuk janë saktësuar nga agjencia që i cilëson si ushtrimet ushtarake më të rëndësishme në rajon, duke pasur parasysh vendet që marrin pjesë, që janë 20 shtete, si dhe të natyrën e armëve dhe të pajisjeve që do të përdoren. “Egjipti, Malajzia, Pakistani, Maroku, Çadi, Senegali dhe vendet arabe të Gjirit do të marrin pjesë në këto manovra”, sipas SPA-së.
Sigal