Rhodes: Do të punojmë me forcat ushtarake franceze, për t’iu përgjigjur sulmeve terroriste

449
Franca do të intensifikojë sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri e Irak.
Këto sulme do të bëhen në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare Ben Rhodes.
“Para së gjithash ne do të punojmë në bashkëpunim me forcat ushtarake franceze, për t’iu përgjigjur sulmeve terroriste, tha Rhodes në samitin G20 në Turqi.
Ky reagim erdhi pas sulmeve terroriste të së premtes ku mbetën të vrarë 129 persona, dhe 352 të tjerë të plagosur.
Sigal