Rezultoi fals, Turkish Airlines i Bankok ulje të detyruar pas alarmit për bombë

489
Një avion i linjës Turkish Airlines i Bankok ka bërë bërë ulje të detyruar në Nju Dehli pas kërcenimeve se në bordin e tij ndodhej një bombë. Ishin pasagjerët ata të cilën në tualetin e avionit gjetën një letër në të cilën ishte shkruar kërcënimi. Airbus 330 me 145 pasagjerë në bordin e tij po fluturonte mbi qytetin Nagpur, kur piloti i tij kërkoi nga kulla e vrojtimit ulje emergjente, duke ndryshuar kurs për në Nju Dehli.
Ministri i Aviacionit Civil të Indisë, Mahesh Sharma deklaroi për mediat se autorizimi për ulje emergjete është dhënë menjëherë pas komunikimit me pilotion pas tre orë fluturim nga Tajlanda të avionit.
Sharma shpjegoi se avioni u dërgua në një zonë të izoluar të aeroportit për t’iu nënshkruar kontollit të specialiar nga forcat indiane të sigurisë për gjetjen e ndonjë eksplozvi të mundshëm. Pas kontrollit të imtësishëm kërcënimi ka rezultuar fals, teksa vetë zyrtarë të Turkish Airlines kanë deklaruar se fluturimi do të vijojë normalisht drejt Stambollit. Kompania ka qenë disa herë pre e kërcënimeve të ngjashme, ku dy rastet e fundit ishin në prill.
Sigal