Rex Tillerson mbledh Koalicionin Global anti-ISIS, në takim edhe Bushati

437
Sekretari amerikan i Shtetit,, Rex Tilllerson, ka mbledhur në Uashington D.C., ministrat e Koalicionit Global anti-ISIS; ndër ta është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Takimi do të mbahet nga 20 deri më 22 mars.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se në fokus të vizitës së ministrit Bushati do të jenë marrrëdhëniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në rajon dhe roli i SHBA në rajon.

Gjatë datave ku do të mbahet takimi, Bushati pritet të takohet me përfaqësues të asministratës së re amerikane dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. 
Sigal