Rex Tillerson kurban për “njeriun raketë”, prapaskenat e shkarkimit të sekretarit të Shtetit

635
Kim Jong Un, i ashtuquajtur “Njeriu raketë” mendohet të jetë shkaku i shkarkimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson nga Donald Trump.
Kjo pasi sipas mediave amerikane, Rex Tillerson është përplasur me Trump në lidhje me kërcënimin bërthamor që paraqet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Tillerson ishte ai që gjatë tensioneve SHBA-Korea e Veriut theksonte se lufta nuk ishte zgjidhje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.
Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton BBC.
Duke e falënderuar Tillerson për shërbimet e tij në një status në Twitter, Trump tha se do sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike.
Ndërkohë presidenti amerikan ka vendosur për herë të parë një femër në drejtimin e CIA-s.
“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të zgjidhet Sekretar i ri i Shtetit. Do bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin. Gina Haspel do të zërë vendin e drejtimit të CIA-s, gruaja e parë e zgjedhur në këtë post, përgëzime të gjithëve,” shkruan Trump në Twitter.
Sigal