Revolucioni teknologjik. Udhëtim Londër-Nju Jork për 29 minuta

616
Shumë shpejt, njerëzit do të mund të fluturojnë nga njëri qytet në tjetrin brenda pak minutave. Ky është premtimi i Elon Musk, sipërmarrësit të suksesshëm në fushën e raketave dhe automjeteve.
Musk e bëri këtë premtim gjatë Kongresit Ndërkombëtar Astronautik (IAC) që po zhvillohet në Adelaide të Australisë. Përmes një videoje promocionale, ai thotë se udhëtimi nga Londra drejt Nju Jorkut do të zgjaste për vetëm 29 minuta.
Musk i tha më tej audiencës se synon të nisë dërgimin e njerëzve në Mars në vitin 2024. Kompania e zotëruar prej tij, “Space X” pritet të nisë ndërtimin e anijeve të nevojshme kozmike për të realizuar misionin e tij, që nga viti i ardhshëm.
Ai shpjegoi gjithashtu se po e rifokuson punën e “Space X” drejt vetëm një lloj mjeti transporti, i njohur si “BFR”, që do të mundësonte edhe udhëtimet ndërplanetare. Musk i shpalli për herë të parë ambiciet e tij për të udhëtuar në Mars në Kongresin e vitit të kaluar, ndërsa 12 muaj më vonë ai rikthehet me më shumë detaje.
Pajisjet fluturuese “BFR”, edhe pse janë ende të mëdha, tashmë kanë disa metra më pak, me përmasat që shkojnë në 106 metra lartësi (gjatësi) dhe 9 metra gjerësi. Diferenca kryesore krahasuar me versionin origjinal ka të bëjë me kostot, deklaroi amerikani i lindur në Afrikën e Jugut, Elon Musk.
“Mendoj se e kemi gjetur mënyrën sesi do të paguajmë për të, e kjo është shumë e rëndësishme”.
Sigal