Reth 50 persona të vdekur në një kamion në Austri

407
Tjeter tragjedi me emigrantët, por kësaj radhe ka ndodhur jo në det.
Rreth 50 persona janë gjetur të vdekur në një kamion në Austri.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat specifikojnë se kamioni në të cilin u gjetën trupat e pajetë është gjetur i parkuar në autostradën A4 të Austrisë.
Emigrantët e mbyllur në kamion kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Sipas infomacioneve, shoferi i kamionit pas konstatimit të tragjedisë është larguar, duke lënë mjetin së bashku me viktimat në mes të rrugës.
Numri i të vdekurve nuk është zyrtar, por mediat raportojnë se mund të shkojë deri në 50. Mediat vendase raportojnë se trupat janë thuajse të dekompozuar, gje e cila tregon se emigrantët kanë humbur jetën kohë më parë dhe ngjarja është mbajtur e fshehur.
Sigal