Restoranti humb 1,000 pound, 50 klientë s’paguajnë faturën pas ndezjes së alarmit të zjarrit gabimisht

505
Sigal

Menaxheri i përgjithshëm, Daniel Hesketh tha se incidenti “i papranueshëm”kishte bërë që restoranti të humbiste më shumë se 1,000 pound  dhe tani ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë ndryshimin dramatik në numrat e klientëve para dhe pas alarmit.

Para evakuimit

Pas evakuimit

Hesketh tha: “E gjithë industria e restoranteve po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe gjëja e fundit që na duhet është që njerëzit të largohen pa paguar për ushqimin e tyre, për diçka që nuk ishte faji ynë dhe ishte plotësisht jashtë kontrollit tonë.”

“Ne u evakuuam për sigurinë e drekës, jo për të shqetësuar njeri. Por ne i kompensuam ata gjithsesi, sepse e dinim se nuk ishte e përshtatshme.

Të gjithë ata që u kthyen patën një zbritje në faturë dhe ne ua rigatuam ushqimin falas.

Unë mendoj se njerëzit që u larguan ishin oportunistë dhe me siguri mendonin se nuk do të kishte rëndësi sepse ne jemi një biznes, por kjo na godet shumë.”, tha menaxheri, citon “Mirror“.

Sipas tij, restoranti humbi 740 pound në tavolinat e papaguara dhe rreth 300 pound në rigatimin e ushqimit për klientët që u kthyen.

Hesketh shtoi se për sa kohë në një dyqan nuk lejohet të vidhet, ashtu edhe në restorant s’mund të largohesh pa paguar.

Ai vazhdoi duke thënë se punojnë shumë në mënyrë që vendi të frekuentohet dhe njerëzit të inkurajohen të darkojnë jashtë.

Pavarësisht se fillimisht u bëri thirrje njerëzve që të kthehen dhe të paguajnë faturat e tyre, restoranti vendosi të mos e raportojë incidentin në polici duke e konsideruar “humbje kohe për oficerët”.

Evakuimi