Renzi takon Hollande: Veprimi ushtarak nuk mjafton. Ndaj terrorizmit edhe një përgjigje kulturore

405
Presidenti i Francës, Francois Hollande ka pritur sot në Elise, kryeministrin italian Matteo Renzi në një takim dypalësh pas atentateve të 13 nëntorit.
“Është bërë një atentat jo vetëm kundër Francës dhe kundër Europës, por kundër njerëzimit”, ka deklaruar Renzi, duke iu referuar atentateve të ndodhura në Paris. “Ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij kombi, si dhimbjen tonë”, shtoi ai.
Kryeministri italian theksoi se “ne kemi nevojë për një koalicion në rritje”, duke rënë dakord me presidentin francez mbi nevojën e një veprimi të përbashkët. “Është i nevojshëm një koalicion gjithmonë në rritje që do të sjellë shkatërrimin e ISIS”, ka shpjeguar Renzi.
Akoma më shumë specifik ka qenë Hollande, i cili kërkon sulm ushtarak të përbashkët ndaj ISIS. “Kundër ISIS duhet të nisim iniciativa ushtarake të përbashkëta”. Por në anën tjetër Renzi ka thënë se përgjigjja duhet të jetë edhe kulturore. “Veprimi ushtarak nuk mjafton. Kundër terrorizmit duhet edhe një përgjigje kulturore. Vlerat tona janë shumë më të rëndësishme se barbaritë e tyre”.
Për Renzin është thelbësore t’i japësh prioritet absolut Libisë, që rrezikon të jetë emergjenca më e madhe. “Italia konfirmon angazhimin e saj në Bashkimin Evropian. Jemi të angazhuar në nivel ushtarak në shumë raste me Francën, në Liban, Irak, Siri, Afganistan, Kosovë e Afrikë, ku angazhimi francez është shumë i fortë.
Dy liderët kanë folur edhe për situatën e refugjatëve. Renzi tha se për emigrantët duhet një marrëveshje globale me Turqinë, duke i njohur asaj përgjegjësinë dhe rolin. “Për refugjatët kemi nevojë të kemi një marrëveshje globale me Turqinë, që mund të jetë vërtetë shumë domethënëse në ndërtimin e një niveli të ndryshëm pritjeje për refugjatët dhe azilkërkuesit”, tha kryeministri italian.
Një ditë më parë Hollande u takua me kancelaren gjermane, ANgela Merkel.
Sigal