Renzi: Mbyllja e Shengenit vë në rrezik projektin europian

465
“Shengen është vënë në diskutim dhe për ne kjo është e trishtuar: Lëvizja e lirë ishte ëndrra e madhe e Europës”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. “Është e drejtë që të jemi të kujdesshëm ndaj terrorizmit por nuk do të thotë që duke pezulluar marrëveshjen do të bllokohen terroristët. Disa prej atentatorëve të Parisit janë rritur në qytetet tona”, ka nënvizuar Renzi. “Mbyllja e Shengenit vë në rrezik projektin europian”, ka pohuar ai.
Sigal