Renzi: Italia nuk merr pjesë në sulmet ajrore kundër ISIS

495
Italia nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore në Siri kundër Shtetit Islamik, ISIS.
Kjo deklaratë vjen nga kryeministri italian, Matteo Renzi, gjatë një interviste televizive për gazetarin e njohur Bruno Vespa.
“Italia, u shpreh, kryeministri Renzi, nuk do t’ì bashkohet iniciativave të ndërmarra tashmë nga Franca e Britania e Madhe, pasi gjykon se komuniteti ndërkombëtar duhet të impenjohet në një projekt afatgjatë në zgjidhjen e këtij konflikti e nismat flash mund të ndihmojnë ose jo.”
Për qeverinë italiane ajo që ka ndodhur në Libi me Ghedafin, duhet t’i mësoj komunitetit ndërkombëtar të jetë më i kujdesshëm e më përgjegjës në veprime e veçanërisht në përballimin e krizës në Siri e Irak.
“Ajo c’ka po ndodh aktualisht në Siri, Irak, Libi e kudo tjetër është një krizë botërore”, u shpreh Renzi, duke shpresuar se në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithsme të OKB, të diskutohet për të kontribuar në një ide mbi të ardhmen.
Ndërkohë Franca nis sot mbikqyrjen e Sirisë nga qielli me fluturime zbuluese që parashikojnë dhe sulme ajrore kundër objektivave të zgjedhura.
Për Presidentin francez Hollande, Bashar Assad duhet të largohet ose duhet të neutralizohet.
Dhe Britania e Madhe i është bashkuar nismës së Francës në frontin anti ISIS, dhe pse qëndrimi saj është operativ prej disa kohësh.
Siç ka zyrtarizuar dhe vetë kryeministri Kamerun,21 gushtin e kaluar një avion britanik ka goditur bazën e Shtetit Islamik në Raqqa, me qëllim vrasjen e dy xhihadistëve me nënshtetësi britanike.
Objekti u realizua e nga ky sulm mbeti i vrarë xhihadisti Reyaah Khan, i cili kishte planifikuar sulme kundër Perëndimit e Rahul Amin.
Ndërsa zëvëndës.kancelari gjerman, Sigmar Gabriel, ka dekaruar se Gjermania nuk i bashkohet nismës së Francës e Britanisë së Madhe për nisjen e sulmeve ajrore kundër ISIS në Siri.
“Gjermania, është shprehur ai, mendon se kjo nuk është detyra jonë e nuk mendojmë të ndërhyjmë në këtë konflikt me mjete ushtrake.”
Në favor të nismës së nisur sot nga Franca e Britania e Madhe është shprehur i dërguari special i OKB për Sirinë Staffan De Mistura, i cili ka deklaruar “se në luftë kundër ISIS duhet të marrin pjesë një numër sa më i madh vendesh e se përshëndet impenjmin e nismën e ndërmarrë nga Franca.”
Sigal