Renzi: Çështjen e azilit do ta shndërrojë në betejën kryesore në BE

484
Italia çështjen e azilit evropian do ta shndërrojë në betejën kryesore të muajve të ardhshëm në nivel BE-je, theksoi kryeministri Matteo Renzi në një intervistë të publikuar sot.
“Evropa duhet të pushojë së mallëngjyeri dhe të fillojë të lëvizë. Duhet të vendosim të kalojmë marrëveshjen e Dublinit dhe të kemi një politikë imigracioni evropian, me një të drejtë azili evropian”, deklaroi Renzi në një intervistë për të përditshmen “Corriere della Sera”.
“Do të duhen disa muaj por ne do të kemi një politikë të përbashkët evropiane të azilit, dhe jo aq politika sa ka edhe vende”, vazhdoi ai.
E përballur me një fluks masiv imigrantësh që kalojnë Mesdheun, Italia ka ngritur zërin muajt e fundit, duke kërkuar dhe arritur një angazhim të marinave të tjera evropiane, por gjithashtu një përforcim të procedurave të azilit, ndërkohë që Berlini i ka kërkuar Italisë dhe Greqisë që të ngernë brenda këtij viti qendra të regjistrimit të migrantëve krijimi i të cilave është vendosur që në qershor.
Sigal