Rënia drastike në bursë çon Greqinë në zgjedhje të parakohshme

415
Sigal

GREQI- Greqia ka vendosur të shkojë në zgjedhje presidenciale përpara afatit të parashikuar. Njoftimi erdhi pasi ministrat e Eurozonës miratuan kërkesën e Greqisë për një zgjatje me 2 muaj të daljes nga programi i ndihmës i cili duhet të përfundonte këtë muaj. Kjo erdhi pas shembjes së bursës botërore çka ka sjellë në Greqi një rënie aksionesh në shifrën tronditëse të 9.5%. Sipas analistëve, ka qenë kjo arsyeja që mund të çojë Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund të zhvillohen nëse i mandatuari i konservatorëve nuk miratohet nga Parlamenti. Ndërkohë që qeverisë së Samaras do t’i duhet një mbështetje e partive të tjera që kandidati i saj të marrë mbështetjen e kandidatit të saj.
 
Kështu, është caktuar data 17 dhjetor për votimin presidencial i cili do të jetë edhe një test jetik për të provuar pushtetin e kryeministrit Antonio Samaras. Ndërsa votimi ishte caktuar të bëhej në muajin shkurt, mandati 5-vjeçar i presidentit Karolos Papulias përfundonte në mars.
 
Koalicioni konservator i udhëhequr nga Samaras ka nevojë për mbështetjen e partive të tjera për të fituar mbështetjen e deputetëve. Por e djathta Syriza kryeson në sondazhet e opinionit ndërsa qeveria përballet me pakënaqësi të gjerë në popull pas një recensioni 6-vjeçar.