Sigal

Prodhuesit e Bashkimit të Kooperativave Bujqësore në ishullin Naxos në Greqi kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi kanë skuqur në më pak se 8 orë, 625 kilogramë patate.

Nga e hëna deri të shtunën, anëtarët e Shoqatës Kooperative Bujqësore Naxos, familjet e tyre dhe dhjetra vullnetarë, pastruan një total prej 1,800 kg patate. Pesha neto e patates që rezultoi pas pastrimit dhe skuaqjes arriti në 625 kg.

Për skuqjen e patateve u  përdor 800 kg vaj ulliri dhe 24 enë.

Rekordi i mëparshëm ishte po në Naxos, vitin e kaluar ku u skuqën 554 kg patate.

Në këtë ishull zhvillohet festivali i patates ku marrin pjesë gati të gjithë banorët e Naxos, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit.