Reichel: Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur

496
I dërguari special i Kancelares Merkel, Ernst Reichel në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, pjesë të së cilës e sjellë RTK ka deklaruar se Gjermani mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur. Dëshirojmë që edhe shtetet tjera të bëjnë të njëjtën gjë si ne. Merkel, ka thënë Reichel, nuk sjell dhurata për Serbinë në vizitën e planifikuar në Beograd, kurse Gjermania pret nga Serbia zbatimin e plotë të marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Serbi-Kosovë.
“Vizita e kancelares Merkel është një demonstrim i përkushtimit tonë për të ardhmen evropiane të të gjithë përfshirë edhe Serbinë. Vizita organizohet për të theksuar këtë mesazh dhe për të treguar se jemi në anën e njëjtë. Edhe ne kemi pritje të mëdha nga Serbia, lidhur me dialogun politik me Kosovën. Shpresojmë që së shpejti do të jemi në gjendje të themi se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore nga prilli i vitit 2013, është zbatuar plotësisht dhe se pengesat kryesore në rrugë janë hequr. Shpresojmë shumë që pastaj BE këtë vit të jetë në situatë të fillojë hapjen e kapitujve me Serbinë. Mendoj se takimi i radhës në Bruksel nuk do të sjell aq shumë rezultate sa marrëveshja të zbatohet e plotë dhe menjëherë në të gjitha pjesët e saj. Nuk ka dallime mes pritjeve të BE-së dhe Gjermanisë. Njëmbëdhjetë pikat nuk janë pikat gjermane.
Ato nuk janë në rezolutën e Bundestagut. Këtu mendoj se duhet ti kthehemi esencës që është zbatimi i Marrëveshjes nga prilli i viti 2013 për normalizimin e marrëdhënieve dhe aty të kapet orientimi. Pozicioni ynë është i fuqishëm për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ne mbështesim fuqishëm Kosovën si shtet i pavarur. Dëshirojmë që edhe shtetet tjera të bëjnë të njëjtën gjë si ne. Prandaj, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe i inkurajojmë ato të kenë qëndrimin e njëjtë si ne, të njohin pavarësinë e Kosovës. Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk kemi vërejtur ndonjë plasje në marrëdhëniet me Serbinë, të cilat i vlerësojmë mjaft të mira”, deklaroi Reichel.
Sigal