Refugjati sirian fiton 1 mln euro në lotarinë franceze

570
Një refugjat sirian ka fituar rreth një milion euro në lotarinë franceze, pasi bileta fituese ishte mes disa biletave gërvishtëse që kishte marrë. Burri, që është në të tridhjetat, u largua nga vendi i tij më 2011 ku ishte biznesmen dhe u vendos në periferin veriore të Parisit, ku gjeti punë si punëtor krahu. Ai e bleu biletën fatlume në Paris disa muaj më parë, por detajet se fituesi ishte një refugjat sirian u bënë të ditura dje nga lotaria franceze,.
Sigal

Sipas raportimeve të mediave franceze, ai i përdori paratë për të blerë një apartament dhe do të sjellë pjesën tjetër të familjes në Francë. Ai gjithashtu ka në plan të hapë një restorant dhe të përmirësojë frëngjishten e tij. Para se të shkonte në Francë, burri kishte një biznes të vogël të tijin në Siri, por u detyrua të braktiste vendin për shkak të luftës që ka zhvendosur gati gjysmën e popullsisë dhe ka vrarë më shumë se 250 mijë njerëz.