Refugjatët, Serbia kërkon ndihmë nga BE

51
Serbia është futur në një krizë të thellë, për shkak të numrit të madh të emigrantëve. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka apeluar ndaj Gjermanisë dhe BE-së, që azilantët të mos shpërblehen me shuma të hollash. Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë kanë vizituar kampin e Preshevës, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e Bavarisë, nga Gjermania. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin tha se, BE-ja duhet të reagojë me masa të njëjta për të gjithë, si dhe të ofrojë ndihmë për Serbinë. “Serbia dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit nëpërmjet bisedimeve për këtë çështje. Ne duam të bisedohet, pasi kemi nevojë për ndihmë, në mënyrë që të përballemi me këtë numër të madh emigrantësh”, tha Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi.