Refugjatët protestë në Stamboll

466
Qindra refugjatë kaluan natën jashtë në Stamboll pas një përpjekje e dështuar për të kaluar në Greqi në këmbë. Refugjatët organizuan një protestë para një stacioni të autobusëve në Stamboll, pasi u ndaluan nga autoritetet të hipnin në një autobus për të udhëtuar në qytetin perëndimor të Edirnes. Më pas refugjatët u detyruan të kalonin natën jashtë në kampin e ngritur pranë autostradës në Edirne. Një ditë më parë 22 persona u mbytën dhe 211 të tjerë arritën të shpëtoheshin nga fundosja e një varke në brigjet e Bordrumit në Turqi, në përpjekje për të mbërritur në vendet në Bashkimit Evropian.
Sigal