Refugjatët nga lindja do të kalojnë nga Sllovenia dhe Kroacia për në perëndim

414
Sllovenia ka hapur kufirin dhe ka lejuar futjen e 5 mijë emigrantëve të cilët ishin në kushte të mjerueshme në kufi me Kroacinë. Autoritetet sllovene më parë kishin deklaruar se do të lejonin vetëm 2,500 emigrantë në ditë.
Kroacia gjithashtu ka hapur kufirin e saj me Serbinë, ku mijëra emigrantë janë në pritje për kaluar kufirin e më pas të mbajnë frymën në Gjermani. Të dy vendet vendosën kontrolle të rrepta, pas Hungarisë, duke përmendur shqetësime të sigurisë.
Kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha se qeveria e tij donte të frenonte numrin e lartë të emigrantëve, por sipas tij kushtet e këqija në anën serbe të kufirit e kishin detyruar atë që të lejojnë emigrantët.
Qindra e mijëra emigrantë, më shumë nga Siria, Afrika dhe Afganistani, kanë nisur rrugën nga Turqia në Ballkan në muajt e fundit, në një përpjekje për të arritur Gjermani, Suedi dhe shtete të tjera të BE-së.
Të hënën në mbrëmje në Gjermani në qytetin Dresden janë mbajtur protesta për të shënuar përvjetorin e parë të grupit anti-emigrantë “Pegida”. Po ashtu në këtë vend është rritur frika se mund të ketë sulme ndaj emigrantëve.
Gjermania ka thënë se pret 800.000 azilkërkues këtë vit, por besohet se numri mund të jetë aq i lartë sa të arrij në 1.5 milion. 
Sigal