Refugjatët në Serbi ankohen për kushtet e vështira në kampet e pritjes

600
Me lot në sy thonë për gazetarët se autoritetet europiane duhet të kuptojnë se kanë të bëjnë me qënie njerëzore që po kërkojnë thjesht të jetojnë në një vend ku nuk kërcënohen nga lufta.
Mijëra refugjatë vijojnë të kalojnë kufirin maqedonas për tu vendosur në Serbi, ku fillimisht strehohen në një qëndër pritjeje e më pas janë nisur drejt vendeve të tjera europiane.
Sipas autoriteteve serbe mbi 2000 persona futen çdo ditë në territorin e Serbisë dhe pasi i drejtohen me autobuzë Beogradit, nisen drejt kufirit hungarez. Udhëtimi përmes Greqisë dhe Maqedonisë është shumë i lodhshëm për një pjesë të mirë të emigrantëve.
Pamjet tregojnë se si një minoren pësoi një krizë epilepsie sapo mbërriti në Beograd, ndërsa u ndihmua nga një mjek vullnetar.
Mes emigrantëve ka gra, por edhe fëmijë që udhëtojnë të pashoqëruar, ndërsa shpresojnë për një jetë më të mirë, ndërsa përballen me kushte të vështira.
“Dua një jetë më të mirë, dua të ndihem një qënie njerëzore” deklaroi njëri prej tyre.
“Nuk e kuptoj pse sillen në këtë mënyrë me ne, të gjithë duhet të kuptojnë që ne jemi qënie njerëzore. Përpara luftës ne jetonim shumë mirë në atdheun tonë, shikoni ku qëndrojnë fëmijët, shikoni ku janë hedhur mbeturinat”– thotë Salma një emigrante nga Siria
Kushtet e vështira i pranojnë edhe zyrtarët e UNHCR.
“Qëndra e pritjes nuk ka bazën materiale të nevojshme për të përballuar një fluks të tillë” deklaroi Niklas Agerup, një prej zyrtarëve të UNHCR.
Bashkimi Europian po diskuton mundësitë për të ndërhyrë për përmirësimin e situatës duke ndërtuar qëndra pritje në vendet e prekura nga fluksi i refugjatëve si Maqedonia, Serbia, Greqia apo Italia, por për momentin nuk është kryer asnjë hap konkret në këtë drejtim.
Sigal