Refugjatët e Sirisë nuk ndihmohen nga Rusia

439
Dhjetëra mijëra refugjatë vijnë në Evropë, shumica e tyre janë nga Siria. Sipas të dhënave të OKB-së, numri i refugjatëve sirianë e ka kaluar shifrën e katër milionëve. Gati dy milionë vetë janë regjistruar në Turqi, më shumë se një milion në Liban. Që prej fillimit të konfliktit të Sirisë në vitin 2011, mbi 350.000 mijë refugjatë sirianë kanë paraqitur lutje për azil në shtetet evropiane. Në Shërbimin Federal rus të Migrimit, në të njëjtën periudhë kohore paraqitën kërkesë për azil vetëm 3.338 sirianë. Statusin zyrtar të refugjatit e morën vetëm 1.774 vetë.
Sigal