Reforma e shtetësisë Italiane, Kryetari i Senatit: “Të varej nga unë, tashmë do të ishte ligj”

473
Pietro Grasso takon një delegacion bijsh imigrantësh pas apelit të deputetëve Chauoki dhe Santerini. Vazhdon fushata nxitëse e brezave të dytë
Romë, 7 shkurt 2017 – “Po të varej nga unë, reforma do të ishte ligj tani”. Kështu u është përgjigjur dje pasdite kryetari i Senatit, Pietro Grasso, bijve të imigrantëve dhe të gjithë atyre që përkrahin kauzëne tyre që kush rritet në Itali të etë italian edhe për ligjin.
Koncept i pohuar më vonë edhe me një cicërimë në Tëitter: “Janë italianë (akoma) pa shtetësi. Uroj të miratohet shpejt ligji për t’u njohur atyre të drejtat dhe detyrimet çdo qytetari”.
Kryetari i Senatit, ka pritur dje një delegacion të brezave të dytë, bashkë me deputetët Khalid Chaouki (Pd) dhe Milena Santerini (Democrazia solidale, CD), që kërkonin miratimin sa më shpejt të projektligjit 2092, të miratuar nga Dhoma e Deputetëve, por që prej mëse një viti dergjet sirtarëve të komisionit për Çështjet Kushtetuese të Senatit.
Chaouki e Santerini promovuan një apel drejtuar Grassos që që mori mbështetjen e shumë senatorëve dhe deputetëve të forcave të ndryshme politike, shoqatave dhe personave “të angazhuar në mbrojtjen e të drejtëve të të gjithëve”. I kërkojnë kreut të Senatit të bëjë çmos që “të miratohet projekt-ligji para mbylljes së kësaj legjislature” sepse reforma “nuk mund të shtyhet më”.
“E konsiderojmë themelore këtë masë– lexohet në apel, – për të ardhmen e vendit tonë, pasi ka të bëjë me mundësinë e marrjes së shtetësisë italiane nga anë e bijve të imigrantëve të lindur apo të rritur këtu. Fëmijë, adoleshentë dhe të rinj jo më të huaj janë një burim i rëndësishëm dhe duhet të mund të bëhen qytetarë me të drejta të plota përmes një pjesëmarrjeje aktive në paktin kushtetues”.
Në takimin me grasson morën pjesë Fatima Edith Maiga dhe Arbër Agalliu (Italiani Senza Cittadinanza), Marco Ëong (Associna), Maruan Oussaifi (Anolf), Omar Al Zeer (Giovani Musulmani d’Italia) dhe Kelum Perera (Lotus Club). Bashkë me dy deputetët ishte edhe Paolo Morozzo della Rocca, docent i të drejtës private dhe anëtar i Komunitetit të Sant’Egidio. 
Një sondazh i botuar dje nga e përditshmja Repubblica konfirmon që 70% italianëve është pro reformës. Ndërkaq vazhdon mobilizimi i Fushatës “L’Italia sono anch’Io” dhe i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza” që sot janë në sheshin e Panteonit në Romë nga ora 15:30.
Apeli për një miratim të shpejtë të ligjit mbi shtetësinë e të miturve me origjinë të huaj
Sigal