Referendumi, Tsipras: “Jo” nuk do të thotë krisje me Europën

454
Në një deklaratë pë median 2 ditë para referendumit Kryeministri grek Tsipras deklaron: Raporti i fundit i FMN justifikon veprimet e fundit tonat. Votoni me përgjegjësi për të ardhmen tuaj. Sipas ti një :jo” në kutitë e votimit nuk do të thotë ndarje nga Europa. Tsipras deklaron se: Ajo që na ofron Eurogrupi, jo marrëveshje e qëndrueshme. Ai ju bën thorrje grekëve të hedhin poshtë shantazhin. Kryeministri Tsipras: Bankat në Greqi do të hapen një ditë pas referendumit.
Sigal

Cipras kërkon një dekuotim me 30 për qind të borxhit grek dhe një periudhë mosmagimi prej 20 vitesh

Kryeministri grek, Aleksis Cipras kërkoi sot një dekuotim prej 30 për qind të borxhit grek dhe një periudhë mospagimi prej 20 vjetësh për të siguruar qendrueshmërinë e borxhit të vendit, gjatë një fjalimi televiziv.
Pasi përshëndeti publikimin e raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar që është në të njëjtën linjë përsa i përket borxhit grek që arrin në rreth 176 për qind të PBB-së, kryeministri grek shprehu keqardhje që ky qëndrim i institucionit nuk është paraqitur kurrë nga kreditorët e Athinës përgjatë pesë muajve negociatash për vazhdimin e ndihmës financiare për vendin.