Referendumi në Itali – “Fitoi demokracia”, komenti i parë i bërë nga lideri i Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo

114

“Fitoi demokracia”, është komenti i parë i bërë nga lideri i Lëvizjes 5 Yje Beppe Grillo menjëherë pas rezultait Jo të Referendumit në Itali.

“Propaganda e regjimit e gjithë gënjeshtrat e tij humbën. Sovranieteti i përket popullit e që sot do të nisë të aplikohet vërtet Kushtetuta Italiane. Fituesit e parë janë qytetarët që ngritën kokën e votuan në masë, Italianët duhet të thirren të votojnë edhe me këtë ligj elektoral që kemi. Menjëherë në zgjedhje të reja për të votuar qeverinë e re”, ka deklaruar Lideri i Lëvizjes 5 yje.

Po zgjedhje të reja ka kërkuar dhe lideri i Lëvizjes së Veriut Matteo Salvini i cili është shprehur kundër krijimit të qeverisë teknike, “Italianët menjëherë në votime për të zgjdhur qeverinë e re“, është komenti i tij. “Me këtë referendum fitoi populli kundër fuqive të forta.”

Pritet të flasë zyrtarisht sot ish kryeministri Silvio Berlusconi dhe lider i qendrës së djathtë italiane. Por nga rezidenca e tij në Milano ai ka deklaruar se “pres me besim  lëvizjet e ardhshme të Presidentit Mattarella. Përpara kemi një betejë të madhe. Fitorja Jo e Referndumti është dhe një fitore e imja, ndaj proceseve gjyqësore e padrejtësive që më janë bërë,” është shprehur ish kryemibnistri Berlusconi.