Referendumi në Itali dhe rreziku i Euro-s

417
Sigal

Rezultati i referendumit në Itali nuk rrezikon të ardhmen
e Italisë në zonën Euro dhe as ekzistencën e Eurozonës. Ky është mendimi i
krerëve të financave të unionit. Ata kanë folur për mediat para nisjes së
takimit të ministrave të Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në
Bruksel.

Për kreun e Eurogrupit, Jerun
Dejzelblum, i cili mban edhe postin e Ministrit të Financave të Holandës nuk
shesh asnjë të drejtpërdrejtë të “JO-së” në referendumin për ndryshimet
kushtetuese në Itali tek ekonomia e vendit dhe ajo e Eurozonës në tërësi.

“Referendumi është një proces
demokratik dhe nuk e ndryshon situatën aktuale të bankave” – tha Dejzelblum.

Nëse referendumi në Itali është
paralajmërim për fitoren e populistëve edhe në Holandë, Gjermani e Francë,
vitin e ardhshëm, Dejzelblum tha se ky përfundim është i gabuar. Zgjedhjet nuk
mund të parashikohet tha kreu i Eurogrupit.

Për kryefinancierin gjerman
Volfgang Shojble, referendumi italian nuk përbën asnjë rrezik për Euron. Edhe
për ministrin francez të financave Mishel Sapin, referendumi është çështje e
brendshme e Italisë, që nuk ka të bëjë me Eurozonën.

Ndërsa për Komisionerin Europian
për çështjet ekonomike e financiare Pierre Moscovici, Italia i ka të gjitha
mjetet që ti bëjë ballë një situate të tillë.